Fostering Regional Cooperation & Development
EMAIL US AT info@bycouncil.org
JOIN US

Konkursi I Kulturës, Shkencës, Artit Dhe Gjuhës Gjermane

March 2, 2019 at 10:00 am Tirana / Albania APPLY HERE

Konkursi I Kulturës, Shkencës, Artit Dhe Gjuhës Gjermane

Në kuadër të objektivave tona, ku njëra prej tyre është promovimi i kulturave të huaja në Shqipëri dhe anasjelltas, Këshilli Rinor i Ballkanit organizon Konkursin e Kulturës, Shkencës, Artit Dhe Gjuhës Gjermane në nivel kombëtar

Në kuadër të objektivave tona, ku njëra prej tyre është promovimi i kulturave të huaja në Shqipëri dhe anasjelltas, Këshilli Rinor i Ballkanit organizon Konkursin e Kulturës, Shkencës, Artit Dhe Gjuhës Gjermane në nivel kombëtar.

Konkursi do të zhvillohet në Tiranë, në datën 2 Mars 2019 dhe është i hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë që janë njohës të gjuhës gjermane. Pasi të aplikoni dhe të njoftoheni nga Këshilli Rinor i Ballkanit për pjesëmarrjen tuaj, ju do të njiheni me rregullat e konkursit përmes emailit , të cilat do të publikohen vazhdimisht në faqet tona në mediat sociale dhe website.

Çmimet për 3 fituesit do të jenë si më poshtë :

– Vendi i Parë – 300 Euro
– Vendi i Dytë – 150 Euro
– Vendi i Tretë – 50 Euro

Mosha e Lejuar për të marrë pjesë është nga 16 deri në 55 Vjeç. Pjesëmarrja është pa pagesë. Aplikimet janë të hapura deri në datën 25 Shkurt 2019 ( Ora 23:59).

Për të aplikuar ju duhet të plotësoni këtë formular: https://goo.gl/JegACL deri në datën 25 Shkurt 2019

Për çdo informacion shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni në secretariat@bycouncil.org

Ju faleminderit dhe Suksese!

2019/03/02 10:00:00
SHARING IS CARING